Cristiano Ronaldo thuhet se ka rënë dakord për një kontratë rekord prej 200 mln eurosh në vit me Al Nassr në Arabinë Saudite.
37-vjeçarit iu ndërpre kontrata me Manchester United në fillim të këtij muaji, pas një marrëdhënieje të trazuar me shefat e klubit që u përkeqësua vetëm kur ai bëri një numër deklaratash të diskutueshme në një intervistë televizive me Piers Morgan.
Dhe tani Ronaldo thuhet se ka rënë dakord në mënyrë sensacionale për një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me Al Nassr – me vlerë 200 milionë euro në vit – që do ta shohë atë të luajë deri në moshën 40-vjeçare, sipas gazetës spanjolle, Marca.
Burime pranë ish-superyllit të Real Madrid dhe Juventus këmbëngulin se asnjë marrëveshje nuk është nënshkruar dhe se Ronaldo mbetet i fokusuar në Kupën e Botës me vendin e tij, por raportet në Spanjë sot pretendojnë se ‘shifrat marramendëse’ janë rënë dakord.
Portugezi po kërkonte një largim nga Old Trafford gjatë verës, por nuk e realizoi dëshirën e tij pasi ishte i vendosur të luante futboll në Champions League.
Ish-ylli i Real Madrid refuzoi një kalim në Arabi verën e kaluar, por pa ndonjë interes të fortë nga klubet elitare të Evropës, ai duket se tani do të bëjë një lëvizje në Lindjen e Mesme.