Portieri i Bayern Munchen dhe Kombëtares së Gjermanisë, Mauel Neuer ka treguar së fundmi se vuan nga kanceri i lëkurës, çka ka shokuar fansat e tij të shumtë në mbarë botën.
Këtë lajm ai e ka treguar përmes një videoje në rrjetet sociale dhe vjen pas mungesave të njëpasnjëshme në ndeshjen e Bundesligas dhe Champions League.
View this post on Instagram
Ai u shpreh se i është dashur që të përballet me sëmundjen e rëndë dhe se është operuar tre herë, teksa tani është duke marrë një linjë produktesh me kremra për mbrojtjen e lëkurën. Një sëmundje lëkure të ngjashmë mësohet se e vuan dhe tenistja Anxhelik Kerber.
“Ne të dy kemi një histori shumë personale për sa i përket lëkurës. Anxhelika ka hiperpigmentim të shkaktuar nga dielli, ndërsa në rastin tim, bëhet fjalë për një kancer lëkure në fytyrë, që më është dashur ta operoj tre herë”, u shpreh portieri veteran gjerman.
Gjithsesi, përveçse për të treguar se vuan nga sëmundja e komplikuar, Neuer e shfrytëzon spotin e tij edhe për pak publicitet, pasi reklamon produktin me të cilin po trajtohet. Një rrugë e dy punë…
Prezenca e Neuer në Botëror ishte në mëdyshje, për shkak të dëmtimit në shpatull që mori disa javë më parë, por Nagelsman ka konfirmuar se gardiani do të jetë prezent në sfidën e radhës me Hertha Berlin në kampionat.