Ka marrë fund gjithçka mes Manchester United dhe Cristiano Ronaldo-s.

Ka qenë klubi por dhe lojtari vetë që kanë njoftuar se CR7 do të largohet nga skuadra menjëherë pas prishjes së marrëveshjes.

Ky vendim u pranua nga të dyja palët. Gjithçka nisi pas një interviste në të cilën portugezi ka kritikuar drejtimin e Manchester United dhe trajnerin Eric ten Hag.

Ronaldo shënoi 145 gola në 346 ndeshje në dy periudha për Manchester United.