Portugalia ka mundur 3-2 Ganën dhe ka marrë kreun e Grupit H. Ndeshja e luajtur në Doha, siç mund të kuptohet edhe nga rezultati, ka qenë e mbushur me emocione.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë, edhe pse portugezët kanë shënuar në minutën e 31-të të pjesës së parë me Cristiano Ronaldo-n, por goli është anuluar nga arbitri për jëj faull të CR7.

Në kamera u kap që prapa Ronaldo-s teksa festonte ishte një pankartë me fytyrën e Messi-t. 

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 65-të. Cristiano Ronaldo ka fituar dhe transformuar një penallti dhe është bërë lojtari i parë në histori që shënon në pesë Kupa të Botës.

Vendimi i arbitrit për të dhënë penalltinë është pasuar nga protesta të shumta të lojtarëve të Ganës, por gjyqtari i takimit nuk ka pasur dyshime.

Megjithatë, festa e portugezëve nuk ka zgjatur shumë me Ganën që është hakmarrë në minutën e 63-të me një gol të Ayew, i cili ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes së Portugalisë.

Pesë minuta më mbrapa, Portugalia është kthyer në avantazh me një gol të Joao Felix, i cili ka finalizuar me një goitje të bukur pas një asisti perfekte të Bruno Fernandes.

Dy minuta më mbrapa ka ardhur edhe goli i tretë i luzitanëve. Autori ka qenë Rafael Leao, i cili ka shënuar tri minuta pas futjes në fushën e lojës. Edhe këtë herë asisti ka ardhur nga Bruno Fernandes.

Kur mendohej se ndeshja ishte mbyllur, Gana ka rihapur gjithccka me një gol në minutën e 89-të të shënuar nga Bukari. Pavarësisht 9 minutave shtesë të dhëna, Portugalia ka arritur të mbrojë avantazhin dhe të marrë tri pikët.