Lajmi se Karim Benzema po largohet nga Real Madrid shpërtheu fjalë për fjalë botën e futbollit.
Fituesi i “Topit të Artë” largohet pas 14 sezoneve të suksesshme në “Santiago Bernabeu”. Dhe lajmi për largimin e tij erdhi në të njëjtën ditë, kur u konfirmua largimi i Leo Messit nga PSG.
Benzema do të luajë në Al Ittihad
Benzema u josh nga oferta e Al Ittihad dhe nga sezoni i ri francezi do të luajë në kampionin e Arabisë Saudite. Kështu ai do të mund të përballet me ish-bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldon, i cili prej gjysmë viti drejton sulmin e skuadrës së Al Nasser-it.
Në të njëjtën ditë që u bë e qartë se Benzema dhe Messi do të ndryshonin përkatësinë e tyre të klubit, Ronaldo praktikisht konfirmoi se do të qëndrojë në Al Nasser edhe në sezonin e ri. Ndaj tifozët mund të presin një përplasje mes Ronaldos dhe Benzemas në sezonin e ri. Tani pyetja është – a mund t’u bashkohet atyre Messi?
A do të transferohet Leo Messi te Al Hilal?
Kampioni i botës me Argjentinën nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar se ku do të vazhdojë karrierën. Kandidatët kryesorë për nënshkrimin e tij janë ish-klubi i tij Barcelona, Inter Miami amerikan i David Beckham, si dhe Al Hilal saudit. Opsioni i fundit do të ishte më i dobishëm financiarisht për argjentinasin.
600 milionë euro tundojnë Messin në Arabinë Saudite
Sipas mediave të ndryshme, Al Hilal është gati t’i ofrojë Messit një kontratë 2-vjeçare që do të jetë dukshëm më e lartë se ajo e Ronaldos. Kujtojmë se paga vjetore e Cristianos te Al Nasser është 200 milionë euro. Me Messin, kjo shumë mund të arrijë deri në 600 milionë euro në 2 vjet (300 në vit).
Në fillim të majit, Agence France-Presse raportoi se Messi kishte pranuar ofertën e Al Hilal-it, por kampi i argjentinasit deklaroi se asnjë ofertë nuk ishte pranuar ende. Megjithatë, shanset që Messi të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite janë shumë të mëdha, që do të thotë se ai mund t’i bashkohet sërish Ronaldos dhe Benzemës në të njëjtën ligë.