Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves raportohet se është në një gjendje të vështirë emocionale.

Braziliani ishte jashtëzakonisht i dëshpëruar në natën e tij të parë në burg. Ai mezi hante dhe fliste, por e trajtonte stafin me respekt. Ai nuk mbante mend asnjë numër telefoni, kështu që nuk telefonoi.

Kujtojmë se Dani Alves u mor në paraburgim për shkak të akuzave për dhunë seksuale.