Çmimi i madh i Brazilit në Formula 1 ishte një garë për t’u mbajtur mend, jo vetëm për pilotin e Mercedes George Russell, i cili fitoi garën.
Vëmendje tërhoqi mbi të gjitha episodi në skuadrën e Red Bull, mes dy pilotëve Max Verstappen dhe Sergio Perez.
Në fazat e fundit të garës, Verstappen tashmë kampion i kurorëzuar bote, u lejua të kalonte shokun e skuadrës Sergio Perez, i cili po lufton me pilotin e Ferrarit, Charles Leclerc, për vendin dytin në kampionat.
Verstappen iu tha përmes radios së ekipit se nëse ai nuk mund të kalonte Leclerc, ai do të duhej t’ia kthente pozicionin Perezit. Ai u urdhërua ta bënte këtë në fazat e mbylljes, por refuzoi.
Madje, Christian Horner iu lut holandezit që t’i hapte vendin meksikanit, megjithatë ai tha se nuk do e bënte dhe të mos ja kërkonin më këtë gjë.
“Ua kam bërë të qarta arsyet e mija. Jemi të qartë? Mos ma kërkoni më këtë”- tha ai në radio.
View this post on Instagram
Nga aan tjetër, edhe Perez iu përgjigj mesazhit të dhënë nga drejtuesit e tij në radio, teksa tha se veprimi i Max tregonte se kush është ai në të vërtetë.
“Faleminderit djema gjithsesi. Kjo tregon se kush është ai në të vërtetë”.
Duke folur për Sky Sports pas garës, Perez këmbënguli se nuk e kishte idenë pse Verstappen e kishte refuzuar urdhrin dhe vuri në dukje se si e kishte ndihmuar shokun e tij, si në Abu Dhabi që vendosi për titullin vitin e kaluar, ku ai mbajti Lewis Hamilton.
“Nuk kam ide, ndoshta duhet ta pyesni për këtë,” tha meksikani. “Asgjë për të thënë në të vërtetë. Pas gjithë asaj që kam bërë për të, është pak zhgënjyese të jem i sinqertë. Nuk e kam idenë, jam vërtet i befasuar.”
Ka pasur sugjerime se qëndrimi i Verstappen rrjedh nga Çmimi i Madh i Monakos, ku Perez u përplas në xhiron e tij të fundit në kualifikime, duke i mohuar holandezit një tjetër fitore. Perez filloi përpara Verstappen në rrjet dhe fitoi garën.
I pyetur nëse kjo ishte arsyeja e refuzimit të tij për t’iu bindur urdhrave të ekipit, Verstappen u ruajt, duke thënë thjesht: “Ju mund të vendosni vetë”.