Botërori “Katar 2022” nuk ishte aspak i mirë për Spanjën e Luis Enrique, i cili e pa veten të eliminuar nga Maroku në fazën e 1/16-ave.
Menjëherë pas eleminimit, Enrique dha dorëheqjen duke u larguar nga pozicioni i tij si trajner. Por duket se për teknikun spanjoll, kjo eksperiencë nuk ka ndikuar aspak negativisht.
Së fundmi flitet se Federata Braziliane e Futbollit ka kontaktuar me ish-lojtarin dhe ish-trajnerin e Barcelonës, duke e vendosur atë në ‘pole position’ për t’u bërë trajner i Seleçaos.
Brazili, i cili pas lamtumirës së Tite, vendosi t’ia besojë stolin një trajneri të huaj, ka nisur tashmë prej disa javësh, me emra të zëshëm si Carlo Ancelotti dhe José Mourinho, të cilët megjithatë kanë refuzuar. Ajo që vlerësohet veçanërisht te ish-trajneri i Spanjës është guximi i tij në lançimin e lojtarëve të rinj, idealë për rinovimin e kombëtares braziliane.