Arabia Saudite duket se e ka marrë seriozisht zhvillimin e ligës së futbollit, e cila që pas afrimit të Cristiano Ronaldos ka marrë shumë famë.
Por Ronaldo mund të mos jetë i fundit emër i njohur që bëhet pjesë e skuadrave arabe. Teksa Karim Benzema është shumë pranë kalimit tek skuadra e Al Ittihad, të shumta janë zërat që afrojnë dhe Leo Messin tek Al Hilal.
Por teksa këta emra janë më konkretë, sheikët arabaë duket se po planifikojnë diçka më të madhe.
Sipas mediave të huaja, plani i Arabisë Saudite është të presë një ndeshje ekspozite në të cilën Cristiano Ronaldo, Leo Messi, Karim Benzema dhe yje të tjerë kryesorë luajnë së bashku në një ndeshje All-Star kundër një ekipi të lartë evropian.
Ëndrra e Arabisë Saudite është të sjellë në ligën e tyre emrat më të mirë nga bota e futbollit, si psh: Sergio Ramos, Jordi Alba, Sergio Busquets, Iago Aspas dhe Alexis Sanchez.