Një shqiptar raportohet të jetë mes 98 personave të arrestuar mbremjen e djeshme në Greqi, pas përleshjeve të dhunshme mes tifozëve të dinamo Zagreb dhe AEK.
Mediat greke pohojnë se pak para mesnate, rreth njëqind anëtarë të ekipit kroat kanë sulmuar tifozët grekë të cilët ndodheshin në kafeteritë përballë stadiumit “Opap Arena” të AEK-ut, ku kishin ardhur për të ndjekur stërvitjen e skuadrës, në prag të ndeshjes së vlefshme për fazën e tretë të kualifikueseve të Champion League mes dy skuadrave.
Përveç shqiptarit, të arrestuar janë 92 kroatë, një austriak, një boshnjak, një gjerman dhe dy grekë, të clët janë përfshirë në sherret e dhunshme.
Përleshjet kulmuan me vdekjen e një 29-vjeçari, tifoz i AEK-ut, ndërsa tre grekë të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën në spital.
Lojtarët e Dinamos së Zagrebit, të cilët gjithashtu ishin stërvitur në “Opap Arena”, është dashur të transferohen në hotelin e tyre nën shoqërimin e policisë, sipas televizionit privat SKAI.
Ndërkohë sot UEFA ka vendosur që ta shtyjë ndehsjen, për t’u siguruar në marrjen em asave, për shkak të rrezikut që episodet e dhunës të përsëriten.