Video nuk i ka pëlqyer Canelos, i cili në rrjetet sociale kërcënoi yllin e futbollit me dhunë.

“Pashë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë. Ai duhet t’i lutet Zotit që të mos e gjej”, shkroi boksieri në Twitter.

“Ashtu si unë respektoj Argjentinën, ai duhet të respektojë Meksikën! Nuk po flas për vendin në tërësi, vetëm për gjestin që bëri Messi”.

Por, duket se Messi është në duar të sigurta nën syrin vigjilent të bashkëkombasit të tij Marcos Maidana.

Ish-kampioni i botës në boks u shfaq në Instagram për të treguar mbështetjen e tij, duke postuar një foto të tij të veshur me një maskë Messi teksa shijonte një puro dhe një pije.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marcos “Chino” Maidana (@chinomaidana.1)

“Messi, jemi të gjithë me ty”, thuhet në mbishkrim.