Mauro Icardi dhe Wanda Nara konfirmuan më në fund ndarjen e tyre, pas shumë aludimesh prej disa kohësh.

Vetëm një ditë pas kësaj, ish-modelja tani po përflitet për një lidhje tjetër. Fillimisht mediat raportuan për një lidhje me këngëtarin argjentinas L-Gante por sipas thashethemeve të fundit, 36-vjeçarja ka nisur një aventurë me një tjetër futbollist.

Më saktësisht, bëhet fjalë për Martin Payero, mesfushori 24-vjeçar i Boca Juniors. Gazetarja Pia Shaw e bëri të ditur në programin televiziv LAM.

(Martin Payero, mesfushori 24-vjeçar i Boca Juniors)

“Ata kaluan një mbrëmje së bashku në Afrikë. Ata qeshën, pinë dhe kërcyen së bashku,” tha gazetarja. 

Yanina Latorre, një tjetër gazetare do të shprehej: “Për javë të tëra ka pasur një person, një njeri që nuk e njoh, i cili dëshiron të më shesë informacione për Wanda Narën dhe një tjetër futbollisti, por padyshim që unë nuk jam gati të paguaj”.

 L-Gante ishte gjithashtu i pranishëm në të njëjtën dhomë. Por Kennys Palacios, stilisti dhe miku më i mirë i Wandës, e bëri të qartë në Instagram se mes Narës dhe reperit nuk ka asnjë lidhje dashurie.

(Këngëtari argjentinas L-Gante)