Lena Wurzenberger tani është larguar plotësisht nga media, pasi dikur ishte shumë e famshme nga mbulimi i lajmeve për Bayern Munich, kur filloi të takohej dhe u lidh me trajnerin Julian Nagelsmann.
Pavarësisht kësaj, jo një here, është pretenduar se ka pasur probleme besimi në klub, para shkarkimit të trajnerit Nagelsmann, për shkak të marrëdhënies me gazetaren në fjalë.
Më shumë për këtë ka zbuluar ish-mbrojtësi i Bayernit dhe Gjermanisë, Markus Babbel.
“Unë e di që marrëdhënia e Nagelsmann me një reportere të ‘BILD’ ishte një problem i madh në dhomën e zhveshjes. Mes lojtarëve nuk u përjetua aspak mirë, që trajneri i tyre ishte lidhur me gazetaren. E dashura e tij, konsiderohej si “spiune”, pasi lajmet sekrete nga brenda familjes, rridhnin shpejt në media. Prandaj, ky ishte një problem i madh për Bayernin.
Kishte mungesë besimi, sepse disa lojtarë thjesht nuk ishin në gjendje të shprehnin atë që mendonin me trajnerin. Ata kishin frikë se gjithçka do të përfundonte në gazeta…”,- shton Babbel.
Nagelsmann u shkarkua nga Bayerni këtë javë, me klubin bavarez në vendin e dytë të Bundesligës, një pikë pas Borussia Dortmundit. Gjigantët e “Allianz Arena” kanë emëruar ish-trajnerin e Chelsea, Thomas Tuchel, ndeshja e parë e të cilit do të jetë kundër Dortmundit, pas përfundimit të pushimit për shkak të eliminatoreve të kombëtareve.
Nagelsmann u nda me bashkëshortja e tij, Verena, pas 15 vitesh së bashku, para se të zbulohej se ishte në një lidhje me gazetaren, Wurzenberger. Trajneri gjerman ishte me pushime për ski me të dashurën e tij 30-vjeçare në Austri, kur mësoi lajmin për shkarkimin e tij nga Bayerni.