Gruaja që u përqafua me Lionel Messin pas finales së Kupës së Botës të së dielës, është zbuluar se është shefja e kuzhinës Antonia Farias.
Menjëherë pas fitores, Messi i dhuroi një përqafim tepër emocional një gruaje misterioze për të cilën shumë besuan se ishte mamaja e tij. Por mediat argjentinase shkruajnë se gruaja është një punonjëse e kombëtares.
Messi’s mother comes and hugs him. A mother’s pride pic.twitter.com/wgSwisREkR
— Hernán Federico Pacheco⭐️⭐️⭐️ (@hernanfpacheco) December 18, 2022
Kuzhinierja e kombëtares, Antonia Farias kishte veshur një fanellë të Argjentinës kur u pëqafua me Messin. Ky i fundit u lumtura pa masë kur pa gruan dhe të dy u përqafuan të gëzuar.
Sipas gazetës argjentinase Clarin, Farias ka qenë kuzhinier me La Albiceleste për dekadën e fundit dhe udhëton rregullisht me skuadrën. Ajo ishte pjesë e organizimit gjatë fitores së CoPA America dhe Finalissma të vitit të kaluar në Wembley, dhe udhëtoi për të gatuar për ekipin në Katar për Kupën e Botës katër vjet pasi bëri të njëjtën gjë në Rusi në finalet e fundit.
Kuzhinierja thuhet se është shumë e dashur nga skuadra, si për aftësitë e saj kulinare, ashtu edhe për qëndrimin rreth kampit.