Napoli është zyrtarisht fitues i Serie A për herë të 3-të në histori.
Skuadra e Spalletiti barazoi 1-1 ndaj Udineses në javën e 33-të të kampionatit italian, ndërsa kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi.
Titulli i fundit për Napolin daton në sezonin e largët 1989/1990 me Maradonën në krye.
Tani festa ka filluar në qytetin e Napolit, teksa qyteti ka bërë përgatitje madhështore për këtë ditë.