
Beshiktashi rezultoi vërtet një “kockë e fortë” për Tiranën në raundin e dytë të Conference League. Nuk ka “remuntada” madje edhe në Tiranë, bardheblutë u dorëzuan përballë superfuqisë së skuadrës turke.
Fitorja 3-1 e ndeshjes së parë u kombinua me një tjetër sukses 2-0 në “Air Albania” duke kaluar lehtësisht në turin e tretë të kompeticionit të tretë më të rëndësishëm të futbollit europian.
Dueli nuk kaloi jo pa tensione në shkallët e stadiumit për shkak të përplasjeve mes tifozëve bardheblu dhe atyre të Beshiktash, duke e detyruar arbitrin ta shtynte fillimin e ndeshjes me disa minuta.
