Ndeshja Elbasan-Pogradec ka nisur me tensione, të cilat kanë agravuar më tej pasi arbitri dha një penallti pesë minuta pas nisjes së lojës.
Futbollistët e Pogradecit të revoltuar janë nisur drejt arbitrit duke e shtyrë, ndërsa më pas kanë ndërhyrë stafi i sigurisë.
Pavarësisht ndërhyrjes së tyre situata është neutralizuar vetëm pas disa minutash. Në tribuna gjithashtu u ndje tensioni i kësaj ndeshjeje të rëndësishme për kategorinë e dytë të grupit B.
Tifozët kanë ndezur flakadanë, ndërsa në fushën e gjelbër vijonte debati midis dy skuadrave.