Kazu Mira, 56 vjeç, u aktivizua në fund të ndeshjes mes UD Oliveirense dhe Academico de Viseu. Ai mbërriti në Portugali në janar të vitit 2023, por u prezantua në skenën e lojës vetëm dje, duke u bërë lojtari më i vjetër që ka luajtur ndonjëherë në kompeticionin vendas.
UD Oliveirense triumfoi me rezultat 4-1 ndaj Academico de Viseu dhe ndodhet në vendin e nëntë në renditje, larg vendeve që mund ta çojnë në ligën e parë portugeze.
Japonezi Kazu Miura ka debutuar në futbollin profesionist në vitet 1980 dhe më pas vazhdoi të luante në nivelin më të lartë, duke qenë lojtari profesionist më i vjetër në botë dhe i vetmi që luajti në secilën prej pesë dekadave të fundit: 1981-1990, 1991-2000, 2001 -2010, 2011-2020 dhe 2021-2030!
Një sulmues shumë i vlerësuar në futbollin aziatik, ai luajti për disa klube braziliane (përfshirë Santos FC) në vitet 1980 dhe ka shënuar 55 gola në 89 ndeshje për Japoninë në vitet 1990.
Kazu Miura, veç Portugalisë, ka luajtur në Europë, edhe te Genoa (Serie A) dhe në Dinamo Zagreb (Prva Liga).