Cristiano Ronaldo është lojtari më i ri i skuadrës së Arabisë Saudite, Al Nassr, edhe pse më herët vetë lojtari e mohoi si transferim.
Por duket se lojtari nuk e ka dashur këtë transferim pasi ka shpresuar deri në fund të qëndronte në Evropë.
Sipas gazetarëve të Marca, golashënuesi 37-vjeçar po llogariste në një ofertë nga Real Madrid, në të cilën ai kaloi vitet e tij më të mira të karrierës. Ronaldo ishte në pritje të një telefonate nga drejtuesit e Los Blancos kur u mbajt në formë në bazën stërvitore të klubit “mbretëror”. Megjithatë, Florentino Perez nuk ka dashur të kontaktojë lojtarin.
Pas kësaj, Cristiano vendosi të transferohej në Arabinë Saudite, si e vetmja mundësi që kishte për të vazhduar për të luajtur. Portugezi nënshkroi kontratë 2.5 vjeçare me klubin Al-Nasr.