Trajneri i njohur italian Alberto Zaccheroni ka pësuar një aksident të rëndë në shtëpinë e tij dhe është transportuar me urgjencë në spital, teksa bëhet me dije se ai është shtruar në repartin e terapisë intensive. 69-vjeçari rrezikon seriozisht jetën, teksa ai njihet si një nga trajnerët më të shquar të futbollit italian.

Gjatë karrierës së tij Zaccheroni ka drejtuar klube si Milan, Juventus, Inter dhe Lazio. Ai ishte në shtëpinë e tij në Cesenatica, kur u rrëzua dhe u dëmtua rëndë. Dyshohet se Zaccheroni ka rrëshqitur dhe ka përplasur keq kokën në dysheme, duke humbur ndjenjat.

Ekipi i ambulancës u përgjigj menjëherë dhe e dërgoi atë në spitalin Maurizio Bufalini në Cesena. Ai është vendosur në reanimacion dhe po lufton për jetën. Zaccheroni është diagnostikuar me një dëmtim të rëndë në kokë, teksa nuk dihet nëse do të mund të fitojë sërish vetëdijen.

Karriera e 69-vjeçarit nisi në vitin 1983 dhe u mbyll në vitin 2019. Ish-trajneri është shpallur kampion i Italisë në vitin 1999 me Milanin në brezin e famshëm. Më pas me Japoninë doli kampion i Azisë.