Adidas u ka dhënë fund polemikave për golin e parë të shënuar në sfidën mes Portugalisë dhe Uruguait në Kampionatin Botëror.

Ronaldo kërkonte që goli t’i quhej atij, por FIFA kishte vendosur se ishte i mesfushorit të Manchester United, Bruno Fernandesit.

Një gjë të tillë tani e ka konfirmuar edhe Adidas, të cilët janë edhe dizajnues të topit “Al Rihla” që përdoret në Botërorin e Katarit.

Në deklaratën e Adidas thuhet:

Në ndeshjen midis Portugalisë dhe Uruguait, duke përdorur teknologjinë e topit të lidhur të vendosur në topin e ndeshjes zyrtare të adidas Al Rihla, ne jemi në gjendje të tregojmë përfundimisht nuk kishte asnjë kontakt me topin nga Cristiano Ronaldo për golin e parë në lojë. Sensori IMU 500 Hz brenda topit na lejon të jemi shumë të saktë në analizën tonë.”