Gjykata në Itali ka marrë parasysh kërkesën e Prokurorisë dhe ka dënuar Juventusin me 10 pikë.
Tanimë është zyrtare, Zonja e Vjetër do jetë jashtë Champions League sezonin që vjen. Kanë shpëtuar nga dënimi ish-drejtuesit.
Me këtë vendim, nga vendi i dytë me 69 pikë, Juventusi zbret ne vendin e 8 me 59 pikë. Këtë mbrëmje do të përballet me Empolin në transfertë për javën e 36-të të Serisë A.
Juventus ishte nën hetim për plusvalencat fiktive, pra mos transparencë me vlerën e vërtetë të futbollistëve gjatë transferimit. Sipas mediave të huaja, kanë shënuar në dokumente vlera më të larta të kartonëve të futbollistëve se sa ishin realisht.
Nën hetim ishte edhe cështja që ka të bëjë me manovrimin për pagat e futbollistëve në sezonet 2020-2021 dhe 2021-2022. Klubi kishte njoftuar se futbollistët kishin hequr dorë nga një pjesë e pagave, por një tjetër marrëveshje tregonte se në fakt se lojtarët ishin paguar në rrugë të tjera. Përveç Juventusit rrezikonin shumë edhe ish-drejtuesit, por gjykata i ka shpallur të pafajshëm.