Ndeshja midis Zvicrës dhe Serbisë nuk mund të jetë thjesht futboll, për shkak të përfshirjes politike.

Së fundmi, nga këngëtarja serbe Maja Nikoliç ka komentuar eliminimin e kombëtares së saj, e po ashtu ka zbuluar diçka që ka habitur të ftuarit në emisionin sportiv por dhe publikun.

Sipas mediave serbe, duke folur pikërisht për ndeshjen Serbi-Zvicër, ajo tha se është kontaktuar nga futbollisti nga Kosova Xherdan Shaqiri.

“Ajo që njerëzit nuk e dinë është se Shaqiri më ka dërguar përshëndetje nga dhoma e zhveshjes ku kanë luajtur këngët e mia. Ata luajtën ‘Të gjithë më mashtruan’ – tha Nikoliç e cila shtoi: “U thashë, mos më përshëndetni, derisa të na kërkoni falje publike. Ku me gjete, turp te kesh atdhetar, si me pershendet? Nuk më intereson të më dëgjojnë zviceranët dhe disa shaqirë që e urrejnë Serbinë. Unë thashë që urrejtësit e serbëve nuk duhet të më përshëndesin” – përfundoi Nikoliç.

Zvicra fitoi me rezultatin 3-2 kundër Serbisë, duke e lënë këtë të fundit jashtë Kupës së Botës. Të gjithë shqiptarët kanë shpërthyer fishekzjarret për dy futbollistët që u kthyen në protagonistët e ndeshjes, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.