Pas sherrit që bëri bujë të kapitenit të Manchester United, Harry Maguire, në Mykonos të Greqisë, janë zbuluar detaje të reja. 


Prestigjiozja britanike ‘The Sun’ zbulon se kapiteni që u arrestua për t’u liruar dy ditë më pas, ishte përfshirë në zënkë me gangsterë shqiptarë.


Sherri ka ndodhur për shkak të motrës e Maguire sipas The Sun. Ishte një biznesmen shqiptar tip ‘gangsteri’ siç e përshkruan media britanike, që filloi të bisedonte me motrën e Maguire (Daisy) dhe më pas ajo u afrua me grupin e shqiptarëve.


Maguire fillimisht debatoi dhe më pas nisi përleshja. Por pas kësaj ai u largua për të marrë një taksi por hasi në policë të cilët e arrestuan, dhe të cilët edhe Maguire i kundërshtoi.