Partizani u kthye tek titulli kampion pasditen e të hënës, teksa trofeun e festoi në stadiumin e ri “Arena e Demave”.
Pas festës, një tifoze e veçantë ra në sy, e cila menjëherë pas vërshëllimës finale të arbitrit, që zyrtarizoi fitoren e titullit të 17-ë, shpërtheu në lot nga emocionet.
View this post on Instagram
Klubi publikoi pamjet në rrjetet sociale, duke kërkuar nga familjarët e vajzës që t’i kontaktojnë për ta surprizuar vogëlushen, e cila sot takoi yjet e ekipit që ajo mbështet. Vajza e vogël, së bashku me të vëllain janë sutrprizuar në ditën e fëmijëve, duke takuar disa nga lojtarët dhe duke mbajtur në dorë trofeun e superiores.
View this post on Instagram