Është mbyllur me fitoren e Shqipërisë, ndeshja Shqipëri-Poloni e mbajtur në “Air Albania ” mbrëmjen e djeshme.

Kronika e ndeshjes:

90’+4’ Mbyllet ndeshja me suksesin 2-0 të Shqipërisë.

90’+4’ Seferi nga e majta tenton një gjuajtje drejt shtyllës së dytë por nuk gjen portën e Sheznjit.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

86’ Edhe Vieteska ndëshkohet me karton të verdhë.

88’ Pas një goditje nga këndi topi shkon te Lineti, por gjuajtja e tij përfundon jashtë portës së Srakoshës.

86’ Seferi ndëshkohet me karton të verdhë.

85’ Pas një krosimi nga e djathta, Levandovski në zonë gjuan por gjen bllokimin e Hysajt, Me pas edhe gjuajtja e Kivior përfundon në këndore pas devijimit të mbrojtësi.t

83’ Qarkullim i gjatë i topit për kuqezinjtë të cilët nuk lejojnë asnjë hapësirë. Ndeshje perfekte deri tani e prapavijës kuqezi.

80’ Bajrami i lë vendin në fushë Gjasulës në minutat e fundit.

79’ Lineti ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

75’ Muja ndëshkohet me karton të verdhë pas një reagimi të ekzagjeruar në sulm ndaj një kundërshtari.

73’ Polakët janë tashmë ata që kanë plotësisht mbajtjen e topit dhe tentojnë të rihapin sfidën, por nuk ka shumë rreziqe para Strakoshës.

70’ Asani dhe Asllani i lënë vendin në fushë Mujës dhe Bares.

68’ Bajrami provon me një goditje dënimi duke çuar topin në shtyllën në të majtë të Sheznjit, por ky i fundit përgjigjet në pozicion. 

63’ Daku ndëshkohet me karton të verdhë pasi festoi duke hequr fanellën.

62’ GOOOOOL SHQIPËRIA! Daku shënon pas një aksioni nga e djathta e sulmit kuqezi.

61’ Daku dhe Seferi marrin vendin e Cikalleshit dhe Uzunit.

60’ Edhe Kriçoviak ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të parregullt në mesfushë.

58’ Strakosha ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.

55’ Kaminski nga e majta e sulmit kthen sferën për Kriçoviak i cili gjuan nga distanca, por fluturon topin mbi traversën e portës së Strakoshës.

52’ Goditje këndi e polakëve nga e djathta e sulmit, shtatlartët e mbrojtjes kuqezi largojnë harkimin në zonë.

51’ Mitaj nis një top interesant para në krahun e majtë, Kedziora mbyll shpërthimin e Uzunit duke dërguar topin në anësore.

49’ Uzuni nga e majta nis një top në qendër por fiton në këndore.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e skuadrave.

45’+9’ Mbyllet me avantazhin kuqezi pjesa e parë e ndeshjes.

45’+8’ Kaminski, Berezinski dhe Asllani ndëshkohen brenda pak minutash me karton të verdhë.

45’+6’ Edhe Asllani mundohet të gjejë rrjetën me një gjuajtje nga distanca, pa shenjëstruar katërkëndorin e Sheznjit.

45’+2’ Bajrami provon të shpërthejë në krahun e majtë të sulmit, por shkakton faull.

45’+1’ Karton i verdhë për Cikalleshin për një faull në sulm.

45′ Jepen 8 minuta shtesë.

42’ Tani kuqezinjtë janë të organizuar mbrapa duke ndalur manovrën sulmuese të skuadrës polake.

37′ GOOOL SHQIPËRIA! Sopergol i Asanit me predhë nga distanca për t’i dhënë avantazhin kuqezinjve. (VIDEO)

34’ Bendnarek nuk mund të vazhdojë më dhe bën shenjë për zëvendësim. Vieteska merr vendin e tij në radhët e polakëve.

29’ Pas një rivënie anësore, harkohet një top rrezikshëm në zonë nga e djathta e sulmit polak, por Strakosha grushton sferën dhe më pas Uzuni i kthyer mbrapa fluturon përsëri topin në anësore.

28’ Tani janë polakët që kanë kontrollin e lojës, teksa kanë shtyrë kuqezinjtë në gjysmëfushën e tyre.

21’-24′ Shënojnë polakët! Pas një goditje dënimi, sfera shkon në rrjetë falë devijimit të Kivior. VAR anulon pas 3 minutash shqyrtim pë pozicion jashtë loje.

19’ Asllani nis një top në thellësi për Bajramin i cili hyn në zonë nga e majta dhe pason në shtyllën e dytë por nuk gjen askënd atje për të gjuajtur në portë. 

16’ Polonia provon me një goditje këndi nga e majta e sulmit, sfera largohet shpejt nga mbrojtja kuqezi.

15’ Të dy skuadrat kanë një manovër të ngadaltë në këto minuta, teksa nuk ka hapësira për të rrezikuar portat kundërshtare.

10’ Një top mbrapa i Ismajlit vë në vështirësi Strakoshën, i cili nuk mendohet dhe shkelmon menjëherë në gjysmëfushën kundërshtare.

10’ Bendnarek ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Cikalleshit.

8’ Polakët thumbojnë në sulm dhe shfaqen rrezikshëm të parët, me Zielinskin i cili lëshon një gjuajtje drejt portës kuqezi, por gjen të vëmendshëm Strakoshën në pozicion. 

5’ Presing i lartë që në minutat e parë nga kuqezinjtë, që kërkojnë të detyrojnë një gabim nga prapavija polake

3’ Sfida rifillon pasi edhe Gjimshiti shkon të flasë me tifozët duke u kërkuar që të mos përsëritin gjëra të tilla pasi rrezikohet pezullimi i ndeshjes.

1′ Gjyqtari ndal menjëherë sfidën, për shkak të flakadanëve në tribunat e tifozëve shqiptarë me të tillë që fluturojnë në fushë.