Pas eksperiencës me Kombëtaren në Nations League, duket se Kristian Asllani do ketë momentin e tij edhe tek Inter.

Simone Inzaghi, trajneri i ekipit italian, ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Romës e cila do të luhet të shtunën, duke konfirmuar se shqiptari do ta nisë titullar.

“E dimë që humbja me Udinese erdhi për fajin tonë, luajtëm nën standardin tonë dhe e dimë se të bëjmë më shumë. Asllani do të jetë titullar nesër ndaj Romës, është zgjedhur nga unë dhe nga drejtuesit e klubit. Në mesfushë kam vështirësi me vetëm 4 lojtarë në dispozicion”, është shprehur Inzaghi.

Asllani ka mbërritur me shumë bujë tek zikaltrit, por deri më tani nuk ka startuar në asnjë ndeshje për shkak se Interi i ka besuar çelësin e mesfushës kroatit Marecelo Brozovic, por me dëmtimin e tij në ndeshjet me kombëtaren, Asllani e ka rrugën e hapur.