Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është kthyer edhe një herë të flasë hollësiht për merkaton dhe situatën te katalanasit. Ai shprehet i kënaqur për skuadrën që ka arritur të ndërtojë dhe e cilëson më të mirë se ajo e Real Madridit.
Laporta flet edhe për Messin, si dhe për talentin turk, Gyler, me të cilin kishte një marrëveshje, por Real Madrid “hapi thesin” dhe gjithçka u anulua.
MESSI – “Ne ramë dakord, por çdo gjë ka kohën e vet dhe ndonjëherë ritmet janë të ndryshme. Për kontratën u ra dakord, por kur La Liga na jep autorizimin, babai i tij më thotë se Leo kishte pasur dy vite të vështira në Paris, se kishte vuajtur shumë dhe tani donte të luante në një ligë me më pak presion. I thashë se ishte krejtësisht e kuptueshme”.
REAL MADRID – “Ne kemi një skuadër më të mirë se Real Madridi dhe individualisht, jemi gjithashtu më të mirë me disa diferenca se rivalët tanë. Si pjesëtar i klubit dhe tifoz jam shumë i kënaqur me ekipin që po ndërtojmë”.
ARDA GYLER – “Ne kishim një marrëveshje me klubin e Fenerbahçes për 17.5 milionë euro. Ramë dakord edhe me lojtarin. Më pas Reali njoftoi se do të paguante të gjithë shumën që duhej. Atëherë menduam se është më mirë të tërhiqeshim”, u shpreh Laporta.