Shtypi ndërkombëtar, veçanërisht ai francez ka akuzuar skuadrën kosovare të Llapit, si të impikuar në një rrjet kriminal të trukimeve të rezultateve të ndeshjeve.

Skuadra kosovare e futbollit, është përfshirë nga një skandal teksa mediat franceze e kanë akuzuar për trukim ndeshjesh.

Dy gazetat më të mëdha të vendit, “Le Figaro” dhe “Le Parisien” shkruajnë se ekipi i Superligës së Kosovës është i dyshuar për trukim në të paktën 4 ndeshje me qëllim përfitimi nga bastet.

Klubi nga Podujeva ka reaguar menjëherë duke përgënjeshtruar e hedhur poshtë akuzat. Raportimi është bërë nga dy gaztetat në fjalë pasi mendohet që ndeshjet janë luajtur në kompanitë franceze të basteve dhe Llapi tentoi të përfitonte rreth 360 mijë euro nga këto lëvizje.