Një fizioterapiste ka rrëfyer për mediat britanike se kishte kryer marrëdhënie seksuale treshe me dy futbollistë “shumë të famshëm” të Anglisë në dhomën e saj të trajtimit.

Gruaja e panjohur ka bërë bujë duke publikuar një libër të titulluar ‘The Sports Physio’, në të cilin flet për karrierën e saj në nivelin më të lartë të sportit. Në të, ajo pretendon se ka pasur marrëdhënie me lojtarët më të mirë të tenisit, një yll anglez kriket dhe lojtarë regbie.

Ajo tha për Daily Mail se gjashtë yje të sportit rrinë tashmë me shpresën që ajo të mos zbulojë identitetin e tyre, gjë që ajo pretendon se nuk do ta bëjë kurrë.

Ajo shkroi: “Ai u zhvesh dhe rrinte me një peshqir të vogël dhe u shtri në shtratin tim për masazh. Fillova të punoja me muskujt e tij, duke i komentuar çdo nyje ose problem muskulor që dalloja gjatë rrugës”.