Trajneri i femrave të Aston Villas , Jack Peel, është pezulluar pasi ka dërguar “mesazhe joprofesionale” për lojtarët adoleshente të klubit anglez.

Jack Peel 27-vjeç, thuhet se u ka dërguar mesazhe futbollisteve të reja femra që janë përkatësisht 17,18 dhe 19 vjeç.

Sipas raportimeve, asnjë nga adoleshentët nuk ka shtuar asnjë imazh nudo dhe gjithashtu nuk ka asnjë nxitje që tregon se në ndonjë moment ka pasur një prekje trupore mes trajnerit dhe adoleshentëve. 

Aston Villa i ka bërë të ditur Federatës së Futbollit se mund të fillojë marrjen në pyetje dhe fazën tjetër të shqyrtimit që përfshin trajnerin.  Jack Peel ishte trajner i ekipit të futbollit të femrave të Aston Villa Under 21 kur ndodhi incidenti. Ai u pezullua menjëherë kur lojtarët e ekipit folën me disa administratorë të Aston Villa dy vjet më parë.