Një klub futbolli Aussie Rules pothuajse u shkatërrua komplet pasi një akt seksual tronditës mes shokëve të skuadrës doli në dritë.
Në fillim të këtij viti, u shfaqën pamjet e një të riu të gjunjëzuar para një tjetri, ndërsa lojtarët e Klubit të Futbollit Glen Waverley shijonin festimet e tyre të fund sezonit.
Pasi një shok skuadre humbi një bast, humbja e bastit në fjalë nënkuptonte se ai duhej të kryente një akt seksual ndaj shokut të tij të skuadrës në barin e Mountain View Hotel, ndërsa shokët e tjerë të skuadrës e brohorisnin.
Klubi me bazë në Melburn u detyrua të lëshonte një deklaratë për të dënuar pamjet pasi ato u postuan në një faqe virale në Facebook.
Por ky ishte vetëm fillimi i spirales, me presidentin Matt Hollard që pranoi: “Ajo video për pak na vrau. Ne kemi qenë në këmbë për kaq shumë kohë, duke shuar zjarret dhe duke mos pasur asnjë kontroll të situatës”.
Si rezultat i videos, sponsorët filluan të tërhiqeshin ndërsa lojtarët më të rinj u hoqën nga seancat dhe programet e stërvitjes në bazë nga prindërit e tyre të zemëruar.