Kombëtarja shqiptare e futbollit do të bëhet sot me trajner të ri, teksa braziliani Sylvinho Mendes Campos Junior do të zyrtarizohet në krye të pankinës kuqezi.

Sylvinho do të zëvendësojë italianin Edi Rejapas 3 vite e gjysmë në stolin e ekipit. Siç thuhet në njoftimin e FSHF-së, braziliani do të prezantohet në orën 10:30.

“Ditën e hënë, datë 9 janar 2023, ora 10:30, në ambientet e Shtëpisë së Futbollit (Salla e konferencës për shtyp) do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të trajnerit të ri të Kombëtares, Sylvinho Mendes Campos Junior, dhe stafit të tij. Jeni të ftuar të merrni pjesë”, thuhet në njoftim.

Në konferencë për shtypin, organizuar nga FSHF për trajnerin e ri dhe stafin e tij, do të jetë i pranishëm edhe Reja, tashmë ish-trajner i kuqezinjve, kontrata e të cilit përfundoi në nëntor. FSHF ka menduar ta falënderojë 77-vjeçarin për gjithçka i ka dhënë Shqipërisë, për rreth tre vjet e gjysmë.