Totti dhe Spalletti, një përballje pa fund. Gjithashtu, mbrëmë, në ndeshjen midis Romës dhe Napolit, nga “Curva Sud” pati kore kundër trajnerit, i cili në vitin 2017 ndikoi lamtumirën e ish-kapitenit Francesco Totti.

“Spalletti, copa e m…”, – kanë bërtitur tifozët verdhekuq drejt trajnerit toskan, i cili është kundërpërgjigjur duke ngritur krahun.

Më pas kanë shpërthyer koret për Tottin, të raportuara nga vetë ish-kapiteni. Totti, përmes profilit të tij në Instagram, ka dashur të publikojë një prej videove të koreve nga sektori më i nxehtë i tifozëve verdhekuq, duke shkruar: “Unë dhe ti përgjithmonë”. Dedikim i qartë për Romën dhe fansat verdhekuq që ende e brohorasin.