Marrëdhënie e vështirë mes Edin Dzekos dhe ‘Allianz Stadium’ të Torinos. Prillin e kaluar sulmuesi boshnjak, ndoshta i provokuar, pati një debat të nxehtë nga pankina me një tifoz të Juventusit duke e ftuar atë “të ngrihet nëse kishte guxim”.
Dje në minutat e fundit, Dzeko debatoi me një djalë që mbante topat se nuk nxitonte me rifillimin e lojës.
Më pas tifozët filluan ofendimet ndaj boshnjakut, me kore kundër nënës së tij, të cilit ai iu përgjigj drejtpërdrejt nga fusha me një gjest, duke prekur pjesët intime.
Ndeshja mes Inter dhe Juventus përfundoi me fitoren e këtyre të fundit 2-0 në shtëpi.