Klubi Racingut, pjesëmarrës së divizionin e parë të Bregut të Fildishtë, tha të dielën se mbrojtësi i tij, Moustapha Sylla, vdiq pasi nuk u ndje mirë në mes të ndeshjes.
“Mbrojtësi ynë, Moustapha Sylla, vdiq sot në mbrëmje, pas një sëmundjeje në fushë gjatë takimit RCA vs Sol FC”,– lexohet në një komunikatë për media nga klubi, i cili i dërgon ngushëllimet familjes së lojtarit.
“Gjatë evakuimit të tij në spital, Moustapha vdiq. Ai mbërriti në klub shtatorin e kaluar dhe ishte vetëm 21 vjeç,”- konfirmoi presidenti i klubit Logossina Cissé për AFP.
Klubi Racing i Abidjan, i cili luan në divizionin e parë të Bregut të Fildishtë, u kurorëzua kampion i Bregut të Fildishtë në vitin 2020 dhe aktualisht zë vendin e 7-të në kampionat.
Sylla Moustapha (21), defensor del Racing Club Abidjan, murió durante un partido de la primera división de Costa de Marfil. Se desplomó en pleno encuentro. QEPD. 🇨🇮pic.twitter.com/e1JqdiXCQ3
— Fodboldworld (@fodboldword) March 6, 2023