Më 7 nëntor 2022, Devis Mangia dha dorëheqjen si trajner i Maltës, pasi u akuzua për ngacmim seksual nga një ndërkombëtar maltez, por vazhdonte të qëndronte i pafajshëm, edhe pse dha dorëheqjen nga posti i tij.
Ndërkohë, Federata Malteze e Futbollit njoftoi, se pas hetimit nuk kishte gjetur prova të mjaftueshme për pretendimin për ngacmim seksual, por kishte prova për pretendimin për sjellje të papërshtatshme në marrëdhëniet me lojtarët.
Pas këtij hetimi, trajneri italian mori një pezullim të vlefshëm për çdo aktivitet të kryer në futbollin maltez, vëren timeofmalta.com.
Për më tepër, Devis Mangia duhet të përfundojë një kurs sjelljeje profesionale brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Federata Malteze e Futbollit nuk specifikoi se në çfarë konsistonte “sjellja e papërshtatshme” e Devis Mangia, por ia dërgoi arsyetimin pas vendimit të gjitha palëve të përfshira.
Devis Mangia ka të drejtë të apelojë vendimin e Federatës së Futbollit të Maltës, ndërkohë që bëhet e ditur, se ndaj trajnerit italian është ngritur një akuzë e tillë edhe kur punon në klubin rumun të Universitatea Craiovas.