Të reja të rëndësishme vijnë në shtëpinë e Juventusit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, bordi drejtues i “Zonjës së Vjetër” ka dhënë dorëheqjen.

Këtu përfshihen: kryetari Andrea Agnelli, zëvendësi i tij Pavel Nedved, dhe drejtori menaxhues Maurizio Arrivabene.

Në këshillin e jashtëzakonshëm të njëjtin vendim morën edhe anëtarët Laurence Debroux, Massimo Della Ragione, Katryn Fink, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio, Giorgio Tacchia dhe Suzanne Keywood.

Përfshirja në hetimin e Prisma-s, çështje e nisur nga Prokuroria Publike e Torinos me akuzën e kontabilitetit jo të vërtetë, e lidhur me mosmarrëveshjet e Consob-it, bënë që kompania të rishikonte draft pasqyrat financiare dhe të vinte ky vendim.

Te bardhezintjë tashmë do të nisë një epokë tjetër dhe shumë shpejt tifozët do të mësojnë drejtuesit e rinj.