Një lajm i trishtë ka ardhur nga Brazili, ku është zbuluar i pajetë në shtëpinë e tij portieri Xhian Kajo vetëm në moshën 21-vjeçare.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi që ai luante, Ituano me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende teksa klubi që militon në Serinë B braziliane kërkon që të kryejë homazhet e nevojshme.