Portugalia u detyrua ditën e sotme të përgatisë valixhet dhe të largohet nga Kupa e Botës, pas humbjes 1 me 0 me Marokun.

Mbrojtësi i luzitanëve, Pepe ka akuzuar arbitrin argjentinas, Fakundo Tejo pas sfidës, për mënyrën sesi e gjykoi ndeshjen. Sipas tij, ai është ndikuar nga Messi, duke e dëmtuar kombëtaren portugeze.

“Është e papranueshme që një gjyqtar argjentinas të vërshëllejë për këtë ndeshje. Jam shumë i trishtuar, për atë që humbëm. Ishin 90 minuta ku ata u munduan gjithmonë të ndalnin lojën tonë me faulle të lehta, gjyqtari nuk jepte kartonë, nuk i tërhiqte vëmendjen. Kështu shkoi gjithë loja, vetëm faulle. Ata patën fatin që shënuan një gol. Ne punuam shumë dhe bëmë shumë për të fituar ndeshjen.Ishim gjithmonë para, pësuam në mënyrë të papritur një gol, por ishim gjithmonë më të fortë se ata. Ishte e papranueshme të kishim një gjyqtar argjentinas që drejtonte ndeshjen, pasi u dëgjuan fjalët e Mesit, ndërsa vjen e na gjykon argjentinasi. Në pjesën e dytë nuk u luajt aspak, ai dha vetëm 8 minuta shtesë. Vetëm ne deshëm të luanim në pjesën e dytë. Jemi të mërzitur, kishim cilësi për të fituar, për fat të keq nuk ia dolëm. Nuk na lejuan të luanim” – tha ai.