Cristiano Ronaldo u bashkua pak ditë më parë me Al-Nassr, teksa vonoi regjistrimi i tij, pasi dikush nga të huajt duhej të largohej nga skuadra.
I sakrifikuari duket të jetë sulmuesi Vincent Aboubakar, i cili ka dhënë një intervistë për Mundo Deportivo, duke “shigjetuar” portugezin.
“Unë gjithmonë kam menduar se Messi ishte më i mirë se Ronaldo, dhe pas stërvitjes me të kuptova se kishte absolutisht të drejtë” – Tha ai. Vlen të theksojmë se CR7 do debutojë në Arabinë Saudite pas pak ditësh.