Japonia ishte surpriza e radhës e botërorit “Katar 2022”, teksa mposhti Gjermaninë duke kthyer rezultatin në 2 me 1.

Aziatikët nuk shiheshin si favoritë, aq më shumë pas një pjese të parë, ku evropianët dominuan, megjithatë pa finalizuar. Futbolli gjithsesi është gjithmonë i paparashikueshëm dhe kjo ndeshje e vërtetoi, ashtu si Arabia Saudite kundër Argjentinës.

Por përveç festës në stadium, festa më e madhe ishte në rrugët e Tokios, ku të krijohet ideja se Japonia e ka fituar tashmë botërorin.