Pas trashëgimisë së të atit në garat e makina të Formula 1, Mick Shchumacer tashmë po përpiqet të krijojë emrin e tij, duke plotësuar ëndrrën e fëmijërisë për tu bërë një ndër pilotët më të mirë të këtyre garave.
Mick tashmë garon për skuadrën amerikane Haas, teksa kampionati i këtij viti ishte i pari për të. Ai nuk është ngjitur ende në podium, megjithatë ka arritur që të marrë pikë, edhe pse është përballur shpesh me momente të vështira.
Kështu ka ndodhur dhe ditën e sotme, në provat e lira të çmimit të madh të Japonisë, ku në pistën Suzuka, ai ka pësuar një aksident të frikshëm.
Mick Schumacher found the barrier on his way back to the pits at the end of FP1 ?#JapaneseGP #F1 pic.twitter.com/rvsZWOlCoM
— Formula 1 (@F1) October 7, 2022
Për shkak të pistës së lagësht si pasojë e reshjeve të shiut, makina e Mick ka rrëshqitur duke u përplasur disa herë me bordurat anësore e duke i shkatërruar, fatmirësisht ai shpëtoi pa asnjë dëmtim.