Një moment që tifozët parizien e prisnin. I emëruar këtë të mërkurë, trajneri i ri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique është prezantuar pasditen e sotme para mediave. Ai pati mundësi që të shprehë edhe fjalët e tij të para si tekniku i ri i PSG-së:
“Dua të falënderoj presidentin dhe Luis Campos. Jam i lumtur që jam këtu dhe shpresoj të shpërblej besimin e dhënë nga klubi. Unë nuk flas ende frëngjisht, por jam duke e studiuar atë. Që ditën e parë që kemi qenë në një takim me presidentin dhe Luis Campos, në më pak se 5 minuta po flisnim për gjëra konkrete. Mendoj se i takon pak njerëzve.
Ideja ime për futbollin është lojë tërheqëse, argëtuese. Kjo është sfida ime, jam i përkushtuar të krijoj një ekip. Kam ndihmën e klubit dhe jam i bindur se tifozëve do t’u pëlqejë shumë ajo që do të ndodhë. Jam i lumtur që jam trajneri i ri i PSG-së. Mezi pres të mësoj një gjuhë të re, të zbuloj një qytet të ri.”
🎙💬
Les premiers mots en 𝙛𝙧𝙖𝙣𝙘̧𝙖𝙞𝙨 du nouvel entraîneur du Paris Saint-Germain, Luis Enrique ! ⤵️#WelcomeToParisLuisEnrique pic.twitter.com/YM34plHmrj
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 5, 2023