Weston McKennie është një nga futbollistët potencial për çmimin e më të urryerit në fund të këtij Botërori.

Mesfushori i Amerikës në ndeshjen kundër Anglisë është filmuar teksa bën një gjest aspak të këndshëm ndaj një prej fotografëve që ishin në stadium. 

Gjatë një rivënie anësore, futbollisti i cili luan me Juventusin, shkon të fshijë duart në fanellën identifikuese që mbante një fotograf i akredituar.

Video është shpërndarë shumë në rrjet dhe përshkrimet nuk janë pozitive për 24-vjeçarin.