Tashmë është e qartë, mes Manchester United dhe Cristiano Ronaldo është një luftë e hapur.
Intervista shpërthyese e portugezit me Piers Morgan nxori në pah të gjitha pakënaqësitë që ai kishte ndaj klubit, por edhe trajnerit dhe lojtarëve. Pikërisht kjo duket se nuk është pritur mirë as nga bashkëkombasi i tij, Bruno Fernandes.
Teksa dy lojtarët u ribashkuan në kombëtaren e Portugalisë ku po përgatiten për Kupën e Botës, takimi i tyre nuk ishte aspak siç pritej. Në videon e publikuar nga kombëtarja, shihet momenti kur Fernandes hyn në dhomat e zhveshjes por mban një qëndrim tepër të ftohtë ndaj CR7-ës.
Ky i fundit mbetet i shtangur dhe në fytyrën e tij duket qartë zhgënjimi për mënyrën se si e priti shoku i skuadrës. Pas përfundimit të Kupës së Botës, pritet të vendoset dhe e ardhmja e Ronaldos, e cila tashmë është gjithmonë e më larg klubit të tij të parë, Manchester United.