Humbja me Arabinë Saudite në ndeshjen hapëse të Botërorit “Katar 2022” ishte shokuese për Argjentinë e Leo Messit, megjithatë skuadra diti të reagojë.

Në ndeshjen e dytë në këtë kompeticion, argjentinasit arritën të merrnin një fitore shumë të vlefshme kundër Meksikës, duke qenë ende në “lojë” për t’u kualifikuar.

Vendimtar ishte pikërisht Messi, i cili shënoi goli e parë por dha edhe asist për golin e fitores, duke treguar se sa i vlefshëm është ai për këtë kombëtare. Por nga ana tjetër ai është shumë i vlefshëm dhe për gjithë vendin e tij.

Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video që tregon reagimin e argjentinasve nga shtëpitë e tyre, pas golit të parë të “pleshtit”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiamarsi Bomber (@chiamarsibomber)

I gjithë qyteti shpërthen në brohoritje, duke treguar se sa shumë ky shtet e do këtë trofe, më shumë për Leo Messin, i cili luan Kupën e tij të fundit të Botës.