PSG nuk di të ndalet ndaj Juventusit duke shënuar edhe golin e dytë.
Mbappe dhe Hakimi kanë bërë një kombinim të frikshëm me një passim dhe francezi ka shënuar përsëri.
Situata e përplasjes Mbappe-Pogba
“France Info” ka raportuar se Pol Pogba ka pranuar se ka kontaktuar me “magjistarin” në intervistën e tij të dytë para hetuesve të policisë. Megjithatë, ylli francez thuhet se ka hedhur poshtë akuzën që ai ka kërkuar që të “mallkohet” Kilian Mbape. Çështja Pogba është aktualisht në duart e dy gjyqtarëve hetues dhe prokurorisë së Parisit, e cila hapi një hetim zyrtar gjyqësor të premten mbi pretendimet e Pogbasë se ishte viktimë e tentativës së shantazhit. Në intervistën e dytë, ish-mesfushori i Mançester Junajtid u tha hetuesve se ai beson se shantazhuesit e vërtetë kanë bërë presion mbi vëllain e tij Mathias, prandaj Mathias ka marrë pjesë në këtë aferë. Pogba thuhet se ka ndryshuar dy herë numrin e telefonit or shkak të shantazhit, për t’u larguar nga ngacmimet me të cilat po përballet, por kjo ka qenë një metodë e pasuksesshme. Ndërkohë, hetimet vijojnë.