Teksa merkato e verës është shumë afër, zërat për një rikthim të Leo Messit drejt Barcelonës po shtohen.
Ditën e sotme gazetari sportiv Gerard Romero ka raportuar lajmin e bujshëm se Lionel Messi ka zbritur në Barcelonë. Gazetari bëri të ditur gjithashtu se kjo nuk është një vizitë e zakonshme për argjentinasin, duke zbuluar se Leo ka mbërritur në Spanjë me familjen e tij dhe 15 valixhet.
📁 F5 CARPETA LEO MESSI
🔗 ¡Lo hemos contado en https://t.co/OGW0AKAWMl! pic.twitter.com/oJL3evn3UF
— Jijantes FC (@JijantesFC) April 22, 2023
“Lionel Messi është më afër se kurrë rikthimit te Barcelona. Duhet të qëndrojmë vigjilentë në ditët në vijim, ka lëvizje që mund të ndodhin”, tha gazetari.
Laporta thuhet se po punojnë pa u lodhur për ta sjellë argjentinasin në Camp Nou. Raportet e mëparshme sugjeruan se ai do t’i bashkohej skuadrës përpara 19 korrikut, kur fillon turneu parasezonal i ekipit në Shtetet e Bashkuara.