Futbolli serb është përfshirë nga skena të rënda dhune, teksa tifozët janë përleshur me policinë në nddeshjen mes Partizanit të Beogradit dhe skuadrës Cukariçki.

Ndehsja u ndërpre plot 4 herë, deri sa gjyqtari vendosi  t’i dërgojë lojtarët në dhomat e zhveshjes, duke kërkuar që të zbrazen tribunat nga tifozë të zjarrtë bardhezi.

Shumë shpejt ndërhyri xhandarmëria dhe sektori ku ndodheshin ‘varrmihësit’ u boshatis. Ajo që pasoi ishin skena të dhunbshme dhe një konflikt mes policisë dhe tifozëve në tribunat e stadiumit në Banovës.